Sulme të tjera në Bagdad! Raketat iraniane bien afër ambasadës amerikane
09/01/2020 12:40

Ishin sistemet antiraketë Patriot të SHBA-së ato që mbrojtën hapësirën e aeroportit të Erbil-it, ku janë vendosur bazat e një pjese të koalicionit ndërkombëtar. Ushtarët amerikanë ishin shënjestra e raketave balistike iraniane. Por edhe mes italianëve mund të kishte pasur viktima. Me këtë pohim, burime nga trupat italiane në Irak japin detaje të reja mbi bombardimet iraniane, të ndodhura në të njëjtën kohë mbi dy objektivë: kryesori ishte baza gjigante Al-Asad, pranë qytezës Al Qaim dhe në afërsi të kufirit sirian, ku janë stacionuar 2000 deri në 2500 ushtarë amerikanë. Në atë të Erbilit ndërkohë ndodhej dhe kontigjenti italian, i sapozhvendosur nga Bagdadi pas protestës së dhunshme përpara ambasadës amerikane. Siç dëshmojnë dhe ata, sulmet nuk bënë viktima, ndryshe nga sa pretendonte media shtetërore iraniane. Këtë e pohoi më herët dhe Donald Trump, sipas të cilit edhe bazat vetë nuk kanë pësuar veçse dëme minimale. Çka bëri të lindte pyetja: a mos i shmangu qëllimisht Irani viktimat në radhët e amerikanëve. E normalisht, dhe të tjerëve bashkë me ta? A ishte thjesht ky një paralajmërim, që tregon se Republika Islamike kërkoi të tregonte dhëmbët, por nuk e dëshiron luftën e sigurt me SHBA-në? Nga Washingtoni mbërritën sinjalet e para të forta të vullnetit për të çtensionuar situatën. Përmes një letre të dërguar në OKB, Shtetet e Bashkuara e justifikonin vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani duke e përshkruar si “akt vetëmbrojtjeje”, por shtonin se janë të gatshme të angazhohen pa kushte në negociata serioze me Teheranin. Për ambasadorin e Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, ofertës amerikane për bisedime nuk i duhet zënë besë, aq më tepër kur Trumpi paralajmëroi sanksione të tjera të ashpra ekonomike mbi vendin e tij. Sakaq, ndërsa tentohet fashitja e tensioneve, dy raketa ranë pak përpara mesnatës pranë zonës së Gjelbërt në Bagdad, ku ndodhen ambasadat e huaja, si për të treguar se fitili i urrejtjes, është ndezur tashmë.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24