Një grup epidemiologësh dhe imunologësh nën drejtimin e dy profesorëve Genc Sulccebe dhe Alban Ylli, kanë ndërmarrë dhe po zhvillojnë një studim në lidhje me gjurmët që ka lënë në gjakun tonë virusi Sars/Cov2,Covid 19. Alban Ylli, Mjek Epidemiolog: Studimin e kemi nisur në prill dhe në të janë përfshirë gati 280 persona nga 4 lagje të Tiranës. Konkluzioni I nxjerrë është që: Qarkullimi I virusit është në rreth 6% të popullsisë. Nëse e krahasojmë me të dhënat e vendeve perëndimore në Shqipëri ka ende një qarkullim të virusit dhe popullata është shumë receptive, që do të thotë që shumica dërrmuese nuk e kanë kaluar sëmundjen, nuk kanë imunitet ndaj sëmundjes. Kjo tregon se ne duhet të presim ende shumë kohë për qarkullim të këtij virusi për të patur gjithmonë e më shumë persona imune të cilët do ta frenojnë qarkullimin e tij në mënyrë natyrale derisa vaksina të jetë e mundur edhe në Shqipëri.