Statuja e Trump digjet në vendlindjen e Melanias
09/01/2020 18:47

Një statujë e drunjtë e presidentit amerikan Donald Trump u dogj të enjten në slloveni, vendlindjen e bashkëshortes së tij, Melania. Konstruksioni rreth tetë metra i lartë, u ngrit vitin e kaluar në një fshat në Slloveninë verilindore dhe tregonte Trumpin me stilin e tij të famshëm të flokëve, kostum blu, këmishë të bardhë dhe një kollare të gjatë të kuqe. Krahu i djathtë i tij ishte ngritur si ai i statujës së lirisë në Nju Jork. Policia sllovene është vënë në kërkim të zjarrvënësit. Edhe pse konstruksioni u bë shumë shpejt një atraksion turistik, disa nga fshatarët ishin të pakënaqur me pamjen e tij dhe kishin premtuar se do ta digjnin për halloween. Ndaj, statuja u zhvendos në një fshat tjetër aty pranë. Sipas Milan Balazic, kryebashkiak i Moravce-s, ku statuja kish përfunduar, nuk dihen arsyet përse ajo u dogj. Ai tha se djegia e statujës është simbol i intolerancës kundrejt projekteve artistike në shoqëri. Kjo nuk ishte hera e parë në slloveni që një pjesëtar i familjes Trump është gdhendur në dru. Një skulpturë e zonjës së parë Melania, po prej druri, u vendos në qytetin e saj të lindjes, Sevnica, qershorin e kaluar. Për Melanian ka ndjenja të ndryshme në slloveni ku shpresat se ajo do të promovonte vendin e saj piktoresk pasi Trump mori detyrën ishin të shumta. Por, ajo rrallë herë e ka përmendur Slloveninë në shfaqjet e saj publike dhe nuk e ka vizituar vendin që nga inaugurimi i Trump.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24