Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dënoi ashpër ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Në një prononcim për mediat, Spahiu u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend, ku funksionon rendi dhe ligji.