Një 77 vjeçar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, detyrohet të veshë një pulover ku shkruhet “Nuk jam Bernie” kur del në rrugë, sepse të gjithë e ngatërrojnë me Bernie Sanders, një prej kandidatëve kryesore për të marrë nominimin e partisë Demokratike e për t`u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Jeff Jones thotë se që kur Sanders u shfaq në skenën politike të vendit, jeta e tij e qetë është trazuar.