550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020. Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2020, Policia e Shtetit mori një sërë masash.