Pikërisht në këtë zonë, në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, raportonim një vit më parë kur vendi u fut në karantinë. Sot gjërat kanë ndryshuar, njerëz dhe automjete mund të qarkullojnë, sigurisht me kufizimet aktuale. Ajo që ka mbetur e pandryshuar është fakti, që virusi Covid 19, madje edhe mutacioni britanik qarkullon në vend duke infektuar dhe marrë jetë njerëzish.