Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të marrë disa kompetenca kontrolluese nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Ka një gamë të gjerë kontrollesh tek bizneset ushqimore që mbivendosen, por me ndryshimet e reja ligjore është menduar që do të jetë AKU ajo që do të ketë rol parësore kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore.