Hetimet për trafikun e kokainës në Shqipëri kanë nisur në marsin e 2014-ës. Inspektorati Qendror për Krimet në Gëtingen nën drejtimin e Prokurorisë së Hanoverit, gjatë një deklarate për mediat shpjegoi se, në fillim të vitit të shkuar po kryente hetime për një një rrjet ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike, i cili dyshohej që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë.