Në mediat sociale blihen lehtë të ashtuquajturat “likes”, por një manipulim i tillë sipas ekspertëve, bart rreziqe. Me 80 euro, Tanja Kühne i shtoi 500 “likes” faqes së saj të Facebook-ut. Drejtoresha e një agjencie dizajni dhe kryetare e qarkut të partisë liberale FDP në Lüneburger Heide pagoi vitin e kaluar ofruesin “Paidlikes” për t’u bërë më e njohur në internet. Për këtë punojnë “clickworker”, që me porosi të firmës janë të zellshëm në shtimin e klikimeve “like” – më pëlqen.