Shtyhet gjyqi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit
30/12/2019 18:51

Fillimi i gjyqit të shumëpritur të gjashtë personave të akuzuar për përfshirje në vrasjen e kreut të partisë politike serbe Oliver Ivanoviç është shtyrë në 11 shkurt të 2020-tës. Gjashtë të pandehurit – Nedelko Spasojevic, Marko Rosic, Silvana Arsovic, Dragisa Markovic, Zarko Jovanoviç dhe Rade Pasara – ishin të gjithë të pranishëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por hapja e gjykimit u vonua si rezultat i ndryshimeve në aktakuzë. Të pandehurit Spasojeviç, Markoviç, Jovanoviç dhe Basara kanë qenë të gjithë efektivë të policisë së Kosovës përpara se të arrestoheshin, ndërsa Arsovic është ish-punonjëse administrative e partisë së Ivanoviçit. Së bashku me të pandehurin Rosic, ata të gjithë akuzohen se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që vrau Ivanoviçin. Gjykatësi Valon Kurtaj tha se Prokuroria Speciale e Kosovës kishte paraqitur një version të ri të aktakuzës të premten, por për shkak të pushimit të fundjavës, ai nuk iu dorëzua të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Të pyetur nëse donin më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur, avokatët mbrojtës u përgjigjën duke kritikuar sjelljen e prokurorisë. Ata po kështu u ankuan se disa nga provat nuk ishin përkthyer nga gjuha shqipe në serbisht, e cila është dhe amtare e të pandehurve, duke shkelur kështu të drejtat e tyre. Ivanovic, lideri i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u qëllua për vdekje me armë zjarri 16 janarin e vitit 2018 përpara zyrës së tij në veriun e Mitrovicës. Nëntorin e atij viti, autoritetet në Kosovë patën lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiçin, nënkryetar i Listës Serbe, që është subjekti politik i serbëve të Kosovës i mbështetur nga Beogradi.

Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30