Shtohet siguria në Shqipëri/ Portet dhe aeroporti në masa të larta sigurie pas sulmit në Vjenë
03/11/2020 15:10

Sulmet e fundit terroriste që ndodhën në Francë dhe ato në Austri mbrëmjen e së hënës, detyruan që shumë vende evropianë të rrisin nivelin e sigurisë. Edhe vendi ynë ka marrë të njëjtin vendim. Burime të Top Channel, nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije së tashmë në ambientet publike, do të ketë agjentë të antiterrorit, shërbime civile e ndërsa në rrugë do të ketë patrulla të shtuara të policisë. Kjo do të thotë që niveli i sigurisë kalon nga jeshile në portokalli. Kryesisht, nën kujdes të rreptë nga Antiterrori dhe policia do të jenë aeroporti i Rinasit, portet dhe pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, për të pasur nën kontroll të gjitha hyrjet dhe daljet e personave të cilët janë të dyshuar për akte terroriste apo të atyre që janë skeduar si ekstremistë. Kjo siguri e shtuar do të përfshijë trupat dhe shërbimet diplomatike në vendin tonë, siç është blloku i ambasadave në Tiranë apo misionet e huaja. Kjo nënkupton që Antiterrori shqiptar, do të jetë në konkat të shkëmbimit të informacioneve edhe me partnerët në vendet e tjera evropiane, në raste të dyshimeve të arsyeshme për sulme të mundshme terroriste. Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të këtij vitit, për shkak se në vijim janë festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, si edhe festat e fundvitit. Në rastet e mëparshme të sulmeve terroriste që kanë ndodhur në vende të tjera të Evropës apo rajonit, Antiterrori në vendin tonë, ka kaluar në gjendje gatishmërie, ndërsa këtë herë pritet që agjentët të jenë të pranishëm në terren. Megjithatë, policia e shtetit nuk e konfirmon zyrtarisht këtë rritje të nivelit të sigurisë, për shkak se deri tani në vendin tonë nuk ka pasur dyshime për sulme të mundshme, por burime të sigurta konfirmojë se niveli i sigurisë, do të rritet.

Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01
Top News – Shqiptarët ‘besnikë’ të makinave me naftë. Kërkesë e lartë edhe për automjetet elektrike
13/04 10:53
Top News-Nafta godet transportin ndërkombëtar/Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit e doganave
13/04 10:34
Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28