Shtëpia e Bardhë: Akuzat e demokratëve e forcojnë presidentin
11/12/2019 17:25

Presidenti i SHBA Donald Trump do t’u përgjigjet akuzave të demokratëve për shkarkimin e tij, kur procedura të kalojë në fazën e gjykimit në Senat, ku republikanët kanë shumicën, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Reagimi vjen pas i një ditë më pare, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve bënë publikë të dy akuzat: shpërdorim pushteti dhe pengim të Kongresit. Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar vetëm tre herë në historinë e saj për shkarkimin e një presidenti amerikan. Shtëpia e Bardhë zgjodhi të mos ngrejë argumente kundër akuzave në prag të hedhjes së tyre në votë në Dhomën e Përfaqësuesve, që do të bëhet së shpejti. “Presidenti do t’u përgjigjet këtyre akuzave të rreme në Senat dhe pret që ky i fundit ta nxjerrë plotësisht të pafajshëm, sepse nuk ka bërë asgjë të gabuar“, tha sekretarja për shtyp, Stephanie Grisham. Deklarata e saj nuk sqaroi se si do t’u përgjigjet akuzave kreu i shtetit. E pyetur në një intervistë për Fox News nëse Trump do të donte të dëshmonte në Senat, Grisham tha se nuk ishte në dijeni. “Unë nuk dua t’i paraprij asaj që ai mund të bëjë por jam e sigurt se do të marrim pjesë në një farë mënyre, sigurisht me këshilltarin tonë,” tha ajo. Aparati politik i Shtëpisë së Bardhë dhe i Presidentit Trump, që përfshijnë fushatën e tij të rizgjedhjes dhe Komitetin Kombëtar Republikan, kanë zgjedhur të sulmojnë procesin e shkarkimit në vend që të debatojnë faktet e paraqitura nga demokratët.

Top Channel/ Turqi, 50000 protestues në shesh: Erdogan jep dorëheqjen!
14/09 21:31
Top News – Izraeli ‘shkrin’ Gazan. Breshëri sulmesh ajrore mbi rrip, mbi 30 viktima
14/09 20:35
Top News- NATO ‘bëhet gati’ për Rusinë/ Forcon krahun lindor pas shkeljes së hapësirës ajrore
14/09 19:07
Top Channel/ Ç’ndodhi në Hagë? Shqiptarët ‘blindojnë’ Gjykatën, policia kapet në panik, Thaçi…
14/09 18:25
Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12
Top Channel/ Rubio zbarkon në Izrael/ Do takohet me Netanyahun pas sulmit në Katar
14/09 15:05
Top News – Për një të ardhme pa korrupsion…Liderja e re: Do plotësoj kërkesat e protestuesve
14/09 15:01
Top News – Liqeni ‘po vdes’, pushtohet nga algat / Ngjyroset me ‘jeshile’, më i madhi në Britani
14/09 14:54
Top News – Pilafi më i madh në botë…Thyhet tenxherja gjigande me kapacitet 23 mijë litra
14/09 14:52
Top News – Izraeli shfaros familje në Gaza / Dhjetëra viktima në sulmet ajrore, rrafshohen ndërtesa
14/09 14:52
Top Channel/ Gaza, 32 të vrarë/ Ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë
14/09 13:53
Top News – Familjet e pengjeve kundër Netanyahut / ‘Pengesa e vetme për t’i kthyer ata në shtëpi’
14/09 13:04
Top News – SHBA rrethon Venezuelën, gati për luftë/ Trump çon F-35 në Porto Riko, tensionet në qiell
14/09 12:59
Top News – Droni rus, 50 minuta në qiej të NATO-s/ Rumania ngre F-16 me urgjencë, alarm dhe në Poloni
14/09 12:56
Top News – Gjithë polakët ‘vishen’ ushtarë / Frikë nga pushtimi rus, ‘dyndje’ në stërvitje ushtarake
14/09 12:38
Top News – Putini lëshon raketën ‘e pamposhtur’/ Rusia teston Zircon, pesë herë më e shpejtë se zëri
14/09 12:29
Top News – Trump, ultimatum vendeve të NATO-s: ‘Mos blini më naftë ruse, kështu i japim fund luftës’
14/09 12:20
Top News – Rafineritë ruse në shënjestër / Ukraina sulmon 1500 km larg frontit, shpërthen zjarri
14/09 12:08