Kursimet e shqiptarëve në banka kanë rikthyer trendin rritës gjatë muajit maj, duke arritur një rekord të ri historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat kanë shkuar në rreth 1.53 trilionë lekë, duke reflektuar rritje si në monedhën vendase ashtu edhe në valutë.