Rasti i Thethit është kthyer në simbolin më të debatueshëm të zbatimit të paketës së maleve. Një vit pasi qeveria ndërhyri për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur, kryeministri Edi Rama u rikthye në fshat për të prezantuar paketën para banorëve. Ai argumentoi se aksioni ishte i domosdoshëm për të mbrojtur identitetin e Thethit dhe për të ndalur ndërtimet e pakontrolluara që, sipas tij, kishin cenuar "kartolinën botërore" të zonës.