Shqiptarët e “shtëpive të barit”/ Flet ‘fermeri’: Kthejmë borxhin e trafikantëve që na…
04/02/2021 15:18

Pamjet që do të shihni në kronikë vijnë nga Britania e Madhe. Atje shumë të rinj shqiptarë qëndrojnë të izoluar në të ashtuquajturat shtëpi të barit. Ato janë apartamente në të cilat kultivohet hashash, të rinj shqiptarë punojnë atje për llogari të trafikantëve që këtë proces e drejtojnë nga larg. Të tilla shtëpi ka edhe në Holandë apo Belgjikë dhe një i ri na tregoi se si u përfshi në këtë rrjet kriminal. GAZETARJA: A Ishe një fermer i mirë ti? FERMERI: Po. Shumë i mirë pasi unë i dua shumë bimët. GAZETARJA: Bimët që kujdeseshe ti pra çfarë lloji ishte hashashi? FERMERI: Ajo është farë hibride që rritet për 10 javë. Ajo është raca pehejs ose amnejza. Kjo është rraca që ka thc më ta lartë, substanca që të deh. Pastaj në Shqipëri preferohen ato bimët e tjera që rritën shumë dhe kërkojnë 3 muaj-9 muaj kohë. Ne në sera kultivonim këto që rritën sa një lule. GAZETARJA: Dhe sa paguheshe ti për këtë punë që bëje? FERMERI: 5-6-7 mijë euro në një sezon dhe një sezon ka 10 javë. Për fermerin e hashashit në Angli paga është më e lartë. 5 mijë paund në muaj janë ato që joshin djemtë e rinj shqiptarë të cilët më pas marrin guximin të shkojnë me kamion. GAZETARJA:Sa djem njeh ti që kanë shkuar në Angli për të punuar? FERMERI:Shumë 20-30 GAZETARJA: Janë kthyer? FERMERI: Jo, nga ata që njoh unë asnjë. GAZETARJA:Sa vite kanë andje? FERMERI: Varet nga 2 deri në 7 vjet. GAZETARJA: Pa letra? FERMERI:Pa letra vetëm në një shtëpi bari, si qen. Të shkosh në Angli në rrugë ilegale pra me kamion minimalisht të duhen 18 mijë paund, për këtë arsye shumë djem të rinj pranojnë që rrugën ta paguaj pronari I shtëpisë së barit, më pas ata do të punojnë si fermer dhe rojë në shtëpinë e drogës deri sa të shlyhen borxhi.

Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33
Top Channel/ Rama hap dialogun online: Komunikim me qytetarët, urë e hapur 24 orë
06/11 15:33
Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18
Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51