Debati për listat e hapura apo të mbyllura në zgjedhje nuk i ka lënë indiferentë vetë zgjedhësit. Mbështetës të listave të hapura janë deputetët e opozitës së re të cilët kanë mundur të bindin edhe shqiptarët. Top Channel organizoi një sondazh me pyetjen a jeni dakord për vendosjen e listave të hapura dhe përgjigjia ka qenë impresionuese, 90 përqind e votuesve thonë Po dhe vetëm 10 përqind jo. Numri I votuesve në këtë sondazh vijon të rritet çdo orë.