“Shqipërisë do i hapen bisedimet”/ Eurokomisioneri për zgjerimin: Franca po ndryshon qëndrim
16/01/2020 15:02

Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, krah kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se negociatat mes Shqipërisë dhe BE do të hapen para Samitit të Zagrebit. Metodologjia e re e negociatave po diskutohet edhe me vendet skeptike si Holanda dhe Franca, për të cilat zyrtari europian është i bindur se do ndryshojë qëndrim. “Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë gati për negociatat. Komisioni do të punoje në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave. E dyta, ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara samitit të Zagrebit. E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor Kam qenë në Francë dhe në Holandë. Kam biseduar rreth shqetësimeve të tyre. Kam marre sinjale pozitive”, shprehet ai. Porosia për qeverinë ishte vijimi i reformave. Kryeministri i dha jehonë asaj ne drejtësi, dhe luftës së shpallur gjyqtarëve dhe prokuroreve. Marrëveshja e bërë me opozitën jashtëparlametare mori përgëzimet e eurokomisionerit, si një gur kilometrik i rëndësishëm ne procesin e anëtarësimit. “Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet. Unë do të flas dhe me opozitën sot në mënyrë që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses. Mirëpres dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore”, ka thënë Varhelyi. Për punën e mirë të bërë me negociatat qeveria do marre një shpërblim prej 28 milionë euro, ndërsa të tjera para pritet nga konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti, të cilët eurokomisioneri i vizitoi edhe vetë nga pranë.

Top News/ Skënderbeu ‘pushton’ Parisin/ Veliaj- Bëjmë realitet ëndrrën e shumë shqiptarëve
04/05 17:07
Top News/ Restaurohet sheshi ‘Skënderbej’ në Paris/ Kryebashkiakja e kryeqytetit pret Veliajn
04/05 16:07
Top Channel/ “Nga PD u bëra PS”, Rama në Vorë: Takova demokratët e socializuar
04/05 15:01
Top News/ PD e Bashës denoncon qeverinë/ Raporti i frikshëm i minorenëve azilantë në BE
04/05 14:47
Top News/ Rama tregon ‘karremin’ si i bëri për vete demokratët e Vorës
04/05 14:44
Top News/ Amnistia dhe Reforma zgjedhore/ Basha: Rithemelimi, rimorkio e prishur e Ramës
04/05 14:38
Top Channel/ “Vodhën xhepat e shqiptarëve”,Basha për amnistinë: Grusht në barkun e zbrazur të tyre
04/05 14:36
Top Channel/ Rama batuta me qytetarët në Vorë: Me demokratët e socializum! Duan punë, jo iluzione
04/05 14:35
Top Channel/ Basha: Ata që i thonë vetes “opozitë”, asgjësuan komisionin e Reformës Zgjedhore
04/05 14:35
Top Channel/ Basha: Amnistia u mbajt peng, e mohuan pazarin, por doli hapur që…
04/05 14:34
Top Channel/ Këshilltari i PD: Rama kërkon eleminimin e shtresës së mesme
04/05 14:17
Top Channel/Këshilltari i PD: Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesat e opozitës, duhet shfuqizim i…
04/05 14:09
Top Channel/ PD: Shqipëria në gjendje alarmante, feturat e kripura…
04/05 14:09
Top Channel/ Teliti: Rama shkeli zotimin për taksimin 0 për bizneset
04/05 14:02
Top Channel/ Rama nis turin e takimeve me diasporën në 12 maj, fton shqiptarët në Athinë
04/05 13:37
Top News/ Basha u numëron kushtet përkrahësve të tij: Nuk ka kohë, jemi 1 vit larg zgjedhjeve
04/05 13:28
Top News/ Basha heq dorë nga përballja me Bardhin e Berishës: Lojë e Ramës, hije që mbeten pas
04/05 13:28
Top News/ ‘Shtresa e mesme trajtohet si armik’, Basha: Edhe fermeri i Kosovës nuk ka krahasim
04/05 13:27
Top News/ Basha: Jam i vetmi që flas për sigurinë kombëtare/ Akuza qeverisë për bllokim
03/05 18:20
Top News/ Basha zbulon si bashkëpunon Rithemelimi, Meta e Rama… Ja çfarë synohet
03/05 18:20