Shqipëria është pothuajse në epidemik gripi. Ekspertët thonë se tanimë e kemi kaluar pragun epidemik dhe jemi në pikun e sezonit të gripit. Viruset po qarkullojnë me intesitet të lartë dhe vetëm në javën e parë të muajit shkurt janë prekur 24 mijë persona nga infeksionet respiratore dhe deri më tani kemi dy humbje jete. Të gjitha këto u raportuan nga ekspertët para deputetëve në komisionin e shëndetësisë.