Në studion e Shqipëria Live në ekranin e Top Channel, u zhvillua një debat mes dy vajzave të cilat punojnë si striptiste përballë një paneli “moralistësh”. Vajzat e quajnë punë, si çdo profesion tjetër kërcimin që ato bëjnë, ndërsa të ftuarit këmbëngulën për të kundërtën. Agimi Barçi i ftuar në studio replikoi: Për kërcim njerëzit shkojnë në balet, kur shkoj të klubi , tani atje shkohet për tjetër qëllim, jo vetëm për kërcim.