Në një raport të fundit të “Bankwatch Network” lidhur me detyrimin që kanë vendet e BE-së për të prodhuar apo importuar energji elektrike të rinovueshme, rezulton se Italia deri në vitin 2016 duhet të importojë nga Shqipëria, gati 2/3 e energjisë së prodhuar në vitin 2009, një nga vitet më të mira në historikun e prodhimit të energjisë në Shqipëri.