Më shumë se 40 kafshë janë shpëtuar nga kushtet e tmerrshme në kopshtin zoologjik të rripit të gazës dhe po dërgohen në një rezervat në Jordani. Një grup aktivistësh që mbrojnë të drejtat e kafshëve, thonë se i kanë marrë kafshët nga kopshti zoologjik i Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin. Luanë, majmunë, pallonj etj, janë mes 47 krijesave të shpëtuara.