Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e ish-baskebollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra. Ai dhe familja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Sipas verifikimeve paraprake të policisë lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës në lagjen Qaf Hardhi në Shkodër.