Kryeministri Edi Rama ka inspektuar zinxhirin e shpërndarjes së ndihmave për banorët e zonave të përmbytura duke u ndalur si fillim në qendrën bazë të grumbullimit të ndihmave të vendosur në autostradën Fier-Vlorë, nga ku bëhet paketimi i ndihmave të mbërritura nga bizneset dhe rezervat e shtetit e më pas shpërndahen në pikat e pritjes në çdo fshat dhe komunë.