LEZHË- Një zjarr i madh ka rënë në një banesë në fshatin Balldre të Lezhës. Si pasojë e flakëve një e moshuar që ka qenë në banesë është asfiksuar nga tymi. Burime për Top Channel bëjnë me dije se shkak i flakëve është bërë rrjedhja e një bombole gazi që ndodhej në magazinë ngjitur me banesën dhe përdorej për gatim. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat u përhapën në masë të ndihmuara edhe nga era e fortë.