Nëpër shkolla të Tiranës po punohet për rinisjen e mësimit ditën e hënë më 9 dhjetor. Një pjesë e mirë e çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit kanë rifilluar punë. Me urdhër të Ministrisë së Arsimit institucionet e arsimit parauniversitar në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë e Kurbin nisin të hënën, më 9 dhjetor.