Shkolla shqip për emigrantët/ Qeveria e Kosovës vendos që të paguajë mësuesit
16/11/2019 16:03

Mësimi në gjuhën shqipe në diasporë, mbetet sfidë dhe një nga shqetësimet kryesore të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit. Për Konsullën e Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, Fatmire Musliu, është obligim i Kosovës të sigurojë pagesat për mësuesit e orëve plotësuese në gjuhën shqipe, pavarësisht se sipas saj nuk ka edhe shumë interesim nga prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. “Unë mendoj që duhet shteti ynë, Kosova, të merr përsipër pagesën e mësuesve në diasporë, në bazë të orëve që ata i mbajnë. Ata nuk mbajnë mësim të rregullt sikur mësuesit e gjuhës gjermane që e kanë orarin e orëve më të madh, këta mbajnë më pak dhe në bazë të atyre orëve të paktën një pagesë modeste të bëhet që ta ua lehtësojnë mbajtjen e mësimit”, shprehet Musliu. Ajo thotë që nuk kanë statistika se cili është numri i fëmijëve shqiptar nëpër shkollat e Frankfurtit, meqë jo të gjithë ata që regjistrohen në shkollë e deklarojnë gjuhën e tyre amtare. Musliu u bën thirrje prindërve që të kujdesen për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e tyre, pasi nëse në një shkollë do të jenë 10 fëmijë shqiptarë, atëherë një mësues mund të gjendet. “Prindërit ta marrim me më seriozitet përgatitjen e fëmijëve të tyre dhe t’i dërgojnë fëmijët në ato shkolla që janë në funksion dhe aty ku ka mbi 10 fëmijë ne mund të hapim një paralele, të na kontaktojnë dhe t’i pajisim, qoftë në bisedë me gjermanët mund të ndihmojmë, të asistojmë, por edhe t’i pajisim me mjete shkollore të cilat Republika e Kosovës i ofron falas, ta gjejmë një mësues dhe të hapim paralelen”, shton Musliu. Pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës është vendosur në Gjermani, Zvicër, Francë dhe Itali. Megjithatë, deri më tani as këto shtete e as Qeveria e Kosovës nuk e ka financuar mësim plotësues në gjuhën shqipe

Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
Top News – Lista Serbe rinis ndasitë në Kosovë. Tërheq nga Asociacioni katër komunat e veriut
18/12 17:13
Top Channel/ Veriu voton për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës: Duam bashkësinë tonë!
18/12 15:44
Top Channel/ Kosova, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja!
18/12 10:48
Top News- Rama ndërhyn në fjalimin Osmanit: Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot
17/12 23:07
Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12 19:56
Top News- Shpërblehet ‘paqja’ në veri/ BE heq pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës
17/12 17:31
Top News- Frikë për incidente në zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Policia nuk përjashton shtim efektivësh
17/12 14:17
Top News- ‘Syri i skifterit’ / Kosova, kontratë për sistemet e artilerisë amerikane
17/12 13:21
Top Channel/ Kosova përgatitet për luftë, blen nga Shtetet e Bashkuara HUMVEE Hawkeye!
17/12 12:11
Top Channel/ Më në fund, BE heq masat shtrënguese ndaj Kosovës: Vepruat mirë me pushtetin ne veri!
17/12 12:08
DIGITALB DIGITALB