Shkarkohet Prokurori Dritan Peka/ Në rivlerësim iu gjetën probleme me paratë
22/10/2020 19:38

Prokurori Dritan Peka është shkarkuar sot nga kolegji I posacëm i apelimit pas një rivlerësimi të dytë. Prokurori I apelit ishte konfirmuar në detyrë një vit më parë nga shkalla e parë e vettingut megjithëse i ishin gjetur pasaktësi në deklarimin e të ardhurave kredive dhe cmime fictive në disa blerje. Mediat në atë kohë komentuan se lidhja familjare si kushëri I parë e prokurorit Peka me një gazetar kishte bërë që organet e vettingut të mbyllnin një sy. Por në fakt nuk rezultoi kështu sepse komisioneri publik bëri ankimim dhe ndaj gjyqtarit Peka u rihap hetimi dhe rivlerësimi. Që në shkallën e parë prokurorit ju gjetën problem në pasurinë e tij. Në një rast kishte marre 5 milionë lekë si kredi strehimi në tiranë me ndihmën e bashkisë kur kryebashkiak ishte basha, ndërkohë që kishte shtëpi. Paratë e kredisë së butë janë përdorur për arredimin e shtëpisë egzistuese dhe blerjen e një shtëpie pushimi në Orikum. Në një tjetër rast vetting zbuloi se një makinë e blerë në gjermani për 2.4 milionë lekë pas disa ditësh ishte riblerë nga prokurori me 980 mijë lekë. Tjetër pasaktësi porokurori kishte edhe për të ardhurat dhe shpenzimet. Shumë udhëtime jashtë me gjithë familjen janë të pajistifikuara me të ardhurat e tij. Shpjegimi se udhëtimet në kinë ja mbulonin prindërit pensionistë, nuk e bindën komisionin e vettingut. Vettingu I gjeti lidhje të papërshtatshme me persona me precedent penalë, ndërsa në një rast shkelje me emërimet e punonjësve. Peka kishte emëruar kunatin e ish kryeprokurorit adriatik llalla. Si përfundon Peka ju shtua listës së prokurorëve që u larguan nga drejtësia nëpërmjet vettingut, qëllimi I të cilit është largimi I atyre që janë bërë pis nga korrupsioni.

Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51