Shkalla e lindjeve në Kinë bie në nivelin më të ulët në shtatë dekada
17/01/2020 11:27

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga formimi i Republikës Popullore të Kinës 70 vjet më parë, me gjithë lehtësimin e politikës për të pasur vetëm një fëmijë. Zyra Kombëtare e Statistikave tha se shkalla e lindjeve vitin e kaluar ishte 10.48 në njëmijë – që është norma më e ulët që nga viti 1949. Sipas saj, numri i foshnjave të lindura më 2019 ka rënë për rreth 580,000, në 14.65 milionë. Popullsia e përgjithshme e Kinës ishte 1.4 miliard në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 1.39 miliard në vitin paraprak. Kostot në rritje të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe strehimit thuhet se i kanë dekurajuar shumë çifte të reja në Kinë që të kenë fëmijë. Qeveria e Kinës e ka hequr politikën për vetëm një fëmijë në vitin 2015. Politika e tillë ka hyrë në fuqi në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë. Familjet që e kanë shkelur atë, janë përballur me gjoba, humbje të punës dhe ndonjëherë aborte të detyruara.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24