Shiu nis në Australi, por zyrtarët paralajmërojnë kthimin e temperaturave të larta
06/01/2020 19:38

Në Australianë e përballur me ferrin e flakëve, ndihma po vjen nga qielli: shiu që ka rënë në zonat kritike të prekura nga zjarri në Australi, ka ndikuar në uljen e temperaturave, por zyrtarët paralajmërojnë se moti i nxehtë do të kthehet sërish. Shiu duket se ka qetësuar disi situatën në Sidnej, Melbun dhe në disa pjesë të Uellsit të Ri Jugor, ndonëse pritet që e enjtja të sjellë një tjetër rritje te temperaturave. “Nuk ka hapësirë për tu kënaqur”, ka thënë liderja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian; duhet të vazhdojmë përpjekjet që njerëzit të jenë të sigurtë, ka shtuar ajo. Galeria Kombëtare e Australisë në Kanberra u mbyll sot për të “shmangur ndonjë rrezik për publikun, stafin dhe artin e prezantuar”. E njëjta gjë ndodhi dhe me Universitetin Kombëtar të Australisë. Vendi po përballet me zjarret më të ashpra prej një dekade, pasojë e temperaturave të larta dhe thatësisë së madhe. Ky vend tradicionalisht ka luftuar me zjarret, por këtë here ato janë konsideruar të jashtëzakonshme.Në fundjavë, kryeministri australian, Scott Morrison paralajmëroi se kriza mund të vazhdojë disa muaj.Të paktën 24 persona kanë vdekur që kur kanë nisur zjarret e para në muajin shtator. Kryeqyteti Kanberra është renditur aktualisht në vendin e fundit të listës së vendeve me ajër të ndotur në botë.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06