Reshjet e shiut do të rikthehen, por jo me intensitet aq të lartë sa dy ditët e fundit. Në Shërbimin Meteorologjik të Forcave të Armatosura thonë se, pas ndërprerjes gjatë ditës së martë, të mërkurën rikthehen sërish reshjet e shiut, të shoqëruara këto me temperatura të ulëta.