SPAK ka rënduar akuzat për Belinda Ballukun pas hetimeve të tjera që janë kryer nga prokurori Dritan Prencci. Ndaj ish-zv.kryeministrja dhe Ministria e Infrastrukturës, Prokuroria e Posaccme ka ngritur akuzën e “Fshehja ose deklarimi i rremë të pasurive“ dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”. SPAK po ashtu ka sekuestruar një vile në Palasë që dyshohet se është në pronësi të Belinda Ballukut, pavarësisht se si emër është përdorur Igli Tare. Sipas aktakuzës, SPAK dyshon se Balluku ka favorizuar kompaninë “Alko Impex General Construction” për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Tiranës. Pronari i kompanisë, Arbër Abazi, ka marrë përsipër ndërtimin e vilës në palasë me shpenzimet e veta, por për llogari të ish-ministres së Infrastrukturës. Pronari me letra i kësaj vile është Igli Tare, i cili ka nënshkruar të gjitha dokumentat e nevojshme në emër të tij. SPAK ka ngritur dhe ndaj tij akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale. Arbër Abazi akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror. Ky rëndim akuzash mund të sjellë një dinamikë të re dhe brenda partise Socaliste. A do të kërkojë SPAK masë tjetër për Belinda Ballukun dhe si do të votojë qeveria?