Një 20-vjeçar në Xhorxhia të SHBA-ve është vetëdorëzuar në polici pasi ka qëlluar për vdekje një 25-vjeçar pas një konflikti për shitjen e një celulari. Autori i ngjarjes, De'Andre Malik Thomas, është vetëdorëzuar në polici me pretendimin se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, por pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti e vënë në dyshim versionin e tij.