SHBA paraqet rezolutë: Ja vendet ku Soleimani po planifikonte sulme!
15/01/2020 17:45

Ambasada iraniane në Sarajevë hodhi poshtë akuzat se gjenerali Qasem Soleimani, kishte planifikuar një sulm terrorist në Bosnje dhe Hercegovinë. Teherani i quan “ të pabaza” të tilla pretendime ndaj atij që regjimi i ajatollahëve e përshkruan si “ heroin e luftës kundër terrorizmit dhe një simbol të fitores ndaj Shtetit Islamik”. Një rezolutë e dorëzuar në senatin amerikan nga republikani Ted Cruz pretendon se gjeneral Soleimani– kishte komplotuar për sulme në Bosnje, Gjermani, Bullgari, Kenia, Bahrein, Turqi e vende të tjera, duke synuar të vriteshin amerikanë dhe personel i ushtrisë së SHBA-së. Ambasada iraniane në Sarajevë i quajti “të pavërteta” këto pretendime, që I referohen sipas saj “ burimeve tendencione dhe të rreme” të huaja. Ajo i bëri thirrje mediave t’i përmbahen parimit të ndershmërisë dhe të shmangin publikimin e informacioneve të pabazuara. Në rezolutë thuhet se Soleimani mbikëqyri sulmet terroriste në Irak, Afganistan dhe gjetkë, që thuhet të kenë vrarë me qindra amerikanë. Ajo e quan atë “ lideri terrorist i njësisë elitë Quds të Rojeve Revolucionare”, dhe e përshkruan më tej si “ kërcënim terrorist global për SHBA dhe bashkësinë ndërkombëtare. Në një intervistë dhënë gazetarot kroat me origjinë libiane, Hassan Haidar Diab në vitin 2017, Soleimani thoshte se kishte luftuar në anën e boshnjakëve muslimanë në luftën e Bosnje- Hercegovinës në 1993 dhe 1994. “Kudo ku muslimanët kanë nevojë për ndihmë, unë jam atje”, i pat thënë ai Haidar Diabit. Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan pranë aeroportit të Bagdadit në 3 janar, një lëvizje kjo që I përshkallëzoi armiqësitë mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24