SHBA, paqe tregtare me Kinën/ Trump firmos marrëveshjen e re
16/01/2020 12:20

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nënshkruan pjesën e parë të marrëveshjes që synon t`i japë fund konfliktit tregtar mes dy vendeve, i cili ka tronditur tregjet e ka goditur ekonominë globale. Duke folur në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump tha se pakti do të ishte “transformues” për ekonominë e SHBA-së. Ai e quajti “pakti më i rëndësishëm që është parë ndonjëherë”. Por në Kinë thotë the Guardian, vulosja e marrëveshja nuk është trumpetuar shumë, e zyrtarët vendas dhe mediat shtetërore i janë referuar me tonë më të rezervuara. Ekonomisti Shen Hong mendon se Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një fitore të vogël. Nëse lufta tregtare do të kishte vazhduar, shprehet ai, padyshim situata do të kishte qenë tejet e pafavorshme për Kinën. Si pjesë e marrëveshjes, Pekini është zotuar të rrisë importet e SHBA-së me 200 miliardë dollarë mbi nivelet e vitit 2017, dhe të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale. Në këmbim, Amerika ka rënë dakord të përgjysmojë disa nga tarifat e reja të vendosura mbi produktet kineze. Vëzhguesit thonë se përgjigja e heshtur e Kinës nuk nënkupton se Pekini nuk e sheh këtë si një kapitull, por ndonëse përpiqet ta përshkruajë si një situatë nga e cila fitojnë të gjithë, sërish e ndjen disavantazhin. Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit një vit e gjysmë më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24