SHBA: “Marshimi i Grave” dhe mesazhi i lëvizjes
18/01/2020 19:33

Mijëra gra pritet të marshojnë në disa qytete amerikane të shtunën, për të katërtin vit me radhë, në mbrojtje të një sërë çështjesh, përfshirë barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Në dhjetëra qytete janë planifikuar tubime, përfshirë Uashingtonin, ku marshimi i parë i grave në 2017-n tërhoqi me qindra mijëra persona vetëm një ditë pas betimit të Presidentit Donald Trump. Marshimi ka përfshirë një mesazh politik që kur nisi në vitin 2017, kur shumë prej pjesëmarrësve mbanin kapele rozë të thurura që janë kthyer në simbol të ndjenjave të grave kundër presidentit Trump. Pas 2017-s politika vazhdoi të jetë një temë e fortë e “Marshimit të Grave” përfshirë edhe 2018-n kur organizatorët e zhvendosën marshimin në Nevada, një shtet fushë-beteje për zgjedhjet për Kongresin që u mbajtën po atë vit si dhe në 2019-n kur marshimi u kthye në Uashington. Disa nga kandidatët demokratë për president në vitin 2020 planifikojnë të marrin pjesë këtë vit në Marshimin e Grave në qytete të ndryshme të vendit. Që nga marshimi i parë, organizimi është përballur me polemika, që kanë përfshirë edhe drejtuesit e tij duke i vënë përballë akuzave për anti-semitizëm. Organizatorët i kanë mohuar vazhdimisht pretendimet. Tre nga katër bashkëdrejtuesit kryesorë të organizatës janë larguar nga grupi dhe organizata ka caktuar një bord të ri që përfshin tre gra hebreje.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24