Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se presidenti sirian, Bashar Al Asad ka humbur legjitimitetin. Zedhenësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland përsëriti thirrjen për dorëheqjen e tij duke thënë se Asad nga njëra anë propozon dialog kombëtar, po nga ana tjeter po nxit tensionet sektare duke vrarë popullin e tij.