Barack Obama të dielën ka bërë betimin për mandatin e tij të dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Betimi ishte i kufizuar në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë dhe u bë para kryesuesit të Gjykatës Supreme, John Roberts.