Për shampanjën është e famshme Franca, por mos u çudisni nëse shihni të përhapur edhe një verë të këtij lloji të prodhuar në Brazil. Edhe pse prodhimi i verës në këtë vend është më i vogël se ai i Argjentinës e Kilit, jugu i Brazilit po kthehet në një lloj oazi të prodhimit të rrushit, për shkak edhe të kushteve të favorshme që ndihmojnë kultivimin e tij. E gjithë zona është specializuar gjithmonë e më shumë në prodhimin e verërave të tipit të shampanjës.