Një studim i fundit doli me rezultatin se gjysma e fëmijëve 10 vjeçarë në Britaninë e Madhe kanë celular. Kjo sipas ekspertëve ka bërë që fëmijët të jenë të shkëputur nga realiteti. Numri i pronarëve të rinj të telefonave inteligjente rezulton të jetë dyfishuar në grupmoshat 9 dhe 10 vjeç. Një pjesë e mirë e këtyre fëmijëve, nuk kanë njohur kurrë një botë pa internet dhe në shumë aspekte nuk e bëjnë dallimin me atë reale. Po në vendin tonë çfarë po ndodh me këtë lidhje fëmijë celular.