Turizmi vijon të mbetet një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare. Të dhënat e muajit maj tregojnë një përshpejtim të hyrjeve të shtetasve të huaj, ndërsa operatorët turistikë presin një sezon veror pozitiv, i mbështetur nga rritja e tureve kulturore, turistëve individualë dhe paketave të organizuara.