Serbët më dogjën shtëpinë. Jam përballur e vetme me presione, terren të vështirë, por kam guxuar…
30/10/2019 20:00

E ftuar në emisionin “Diaspora” gazetarja dhe regjizorja e mirënjohur Shenida Bilalli ka rrëfyer rrugëtimin e jetës dhe karrierës së saj në Kroaci. Shenida ka kryer studimet në Akademinë për Teatër Film dhe Television në Kroaci, autore e mbi 300 filmave dokumentarë, nënë e tre djemve. Filmi I saj dokumentar “Muri I dhimbjes” është ndër filmat më të shitur. Ky film në Kroaci është shpallur si film kombëtar. Po ky film I solli edhe titullin” Artiste e Merituar e Kroacisë”. Shenida në intervistën e dhënë për emisionin Diaspora ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj gjatë luftës në Kosovë. Shtëpia e prindërve të saj u dogj nga serbët, dhe sakrificat e prindërve të saj për rindërtimin e shtëpisë kanë qënë tepër të mëdha. Shenida ka një karrierë të gjatë dhe në profesionin e saj si gazetare në Tv Kroat. Prej shumë vitesh ajo ka punuar dhe si korrespondete në vende ku ka patur luftë. Ajo ka treguar vështirësitë, presionet , terrenin e vështirë që ka hasur gjatë raportimeve. Gjithashtu ajo ka treguar dhe ndryshimet që i ndodhën në jetën e saj private, divorcin me bashkëshortin, dhe si ajo vendosi të mos e lerë misionin dhe karrierën e saj në media dhe të rrisë e vetme 3 djemtë. Shenida Bilali është botuese e revistës Iliria në Kroaci, revistë e cila botohet në dy gjuhë. Autore e Diaspora: Ledja Liku

Jam rikthyer për të kontribuar për vendin tim. Të emigroj sërisht opsion jo primar…
03/10 20:00
Fillimet sfiduese, mezi thoja mirëmëngjes në gjermanisht. Diaspora të japë kontribut për vendlindjen
26/09 20:00
Në Shqipëri kam patur padrejtësi gjatë karrierës… Në Montreal kam gjetur ambient shumë profesional
19/09 20:00
U nisa ilegalisht me peshkarexhë në vitin 1992 nga Vlora drejt Italisë për të nisur një jetë të re..
12/09 20:00
Emigrant në 1992, sot në rradhët e partisë CDU në Gjermani. Historia e Besnik Kelmendit.
05/09 20:00
Sfidat e një gruaje shqiptare të sukseshme në Kanada
29/08 20:00
Flautistja e parë shqiptare që sfidoi mentalitetin në 1966.30 vite sfida dhe suksese në Korfuz
22/08 20:00
Përse vendosa të largohem nga Shqipëria. Do të kthehem të jetoj pas disa vitesh në një vend…
15/08 20:00
Nuk kam lejuar kurrë të fyejnë vendlindjen time.Shqipëria me gjithë të metat mbetet oaz frymëzimi
01/08 20:00
Kam kaluar sfida mbijetese në emigrim dhe tani që kam mundësi dua të ndihmoj njerëz në nevojë
25/07 20:00
Nismë nga zemra ime, për vajzën time, dhe për çdo prind që ka fëmijë me autizëm
18/07 20:00
Të gjesh shpirtin binjak në Diasporë. Nisma unike e dy shqiptarëve të lindur në Zvicër
11/07 20:00
Në Amerikë në pension ndryshon jeta totalisht. Rikthimi në Tiranë për të zhvilluar brezin e ri
04/07 20:00
T’ju mësosh fëmijëve gjuhën shqipe në Greqi edhe në karantinë
27/06 20:00
16 vjeç refugjat, sot arkitekt fitues në Angli, si dhe pjesë e komunitetit të arkitekturës botërore
20/06 20:00
Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut
13/06 20:00
Në Londër fizikisht, mendja dhe zemra mbetën gjithmonë në Kosovë. Tre dekada në emigrim
06/06 20:00
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri
30/05 20:00
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri
30/05 17:42
Koncerti i parë i Rita Orës me diasporën shqiptare dhe njohja me Ardian Bujupin
23/05 20:00