Serat izraelite në Shqipëri/ Fermerët po përdorin teknologjinë për të shtuar prodhimin
07/11/2020 15:42
Familja e Dritan Lamos, ka mbi 30 vjet që merret me bujqësi dhe blegtori. Ata kurrë nuk e kanë menduar të heqin dorë nga toka. Ky vit ka qenë i mbarë për Dritanin, pasi ai po vjel prodhimet e parë bujqësore si domate dhe trangull në serën izraelite.