Bashkia e Sarandës ka vendosur që të gjitha plazhet të jenë publike këtë verë. Drejtori i shërbimeve në këtë bashki Pëllumb Halimi bën me dije se po investohet për rreth 523 shezlongë dhe çadra të cilat do të administrohen prej stafit të shërbimeve.