Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Gardën e Republikës, ku pati një takim me drejtues të saj dhe ndoqi disa demonstrime nga forcat speciale. Qeveria ka miratuar kohët e fundit 3 VKM, për një shtesë me rreth 10% të pagës për rolin bazë, njohjen e vjetërsisë së punë me efekt në pagë si dhe trajtimin me ushqim të gardistëve. Ministri Lleshaj kërkoi fuqizimin e strukturës inteligjente në Gardën e Republikës, përmes shkëmbimit të informacionit me struktura të tjera si dhe reduktim të shërbime fizike, duke përdorur gjerësisht teknologjinë, por pa cenuar madje duke e shtuar sigurinë.