Një pagë mesatare nuk mjafton më as për të përballuar shpenzimet bazë të muajit për një person të vetëm në Tiranë. Një raport i fundit i Tradingpedia rendit kryeqytetin shqiptar si qytetin e dytë më të shtrenjtë në Europë, pas Lisbonës, në raport me të ardhurat e qytetarëve. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli