Greqia mban vendin e parë në botë përsa i përket rritjes së dhunës raciste gjatë vitit 2012. Statistikat tronditëse të Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët janë paraqitur në një konferencë shtypi në sallën e Unionit të Gazetarëve të Athinës.