Rrëzimi i avionit në Iran/ Kanadaja: U qëllua me raketë, Teherani nuk e pranon
10/01/2020 12:22

Irani i quajti një gënjeshtër të madhe akuzat se avionin ukrainas me 176 persona në bord, e ka qëlluar ai. “Të shohim ç’do të na tregojnë kutitë e zeza”, u shpreh shefi i aviacionit civil iranian, “aty do ta gjejmë arsyen e vërtetë të rrëzimit”. Së fundi edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky e la të hapur mundësinë që avioni i pasagjerëve të jetë rrëzuar nga një raketë, por kjo ende nuk është konfirmuar. “Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të shteteve dhe medias, i bëjmë thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, sidomos qeverive të SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, t’i paraqesin komisionit hetimor të dhëna dhe prova që lidhen me këtë fatkeqësi”, ka thënë Zelensky. CNN siguroi një video që duket se tregon një raketë të lëshohet në qiellin e teheranit dhe të godasë një objekt thuajse në të njëjtën kohë kur u rrëzua avioni Ukrainian International Airlines, i cili sapo ishte ngritur nga aeroporti Imam Khomeini. Lajmi i videos erdhi pak orë pasi udhëheqësit e Kanadasë dhe Britanisë dolën me deklaratat se informacionet e shërbimeve të inteligjencës tregojnë që Boingu 737 ishte goditur nga një raketë iraniane tokë-ajër. “Ka prova që tregojnë se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi aeroplanin ukrainas me pasagjerë dhe se goditja mund të ketë qenë e paqëllimshme. Këto pohime mbështeten tek burimet kanadeze të kundër zbulimit si dhe ato disa vendeve aleate”, u shpreh Justin Trudeau. Zyrtarë amerikane thonë se vetëm dy minuta pas nisjes së avionit ukrainas, i cili po udhëtonte drejt Kievit, janë diktuar shenja nxehtësie të dy raketave tokë-ajër, por shtojnë se episodi mund të ketë qenë aksidental.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24