Rreth 1 muaj të zhdukur: Asnjë gjurmë e Sulovarit e Theodhorit – Top Talk
04/05/2023 15:57

Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori vijojnë të rezultojnë të zhdukur. Policia vendore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë përqëndruar në Konispol operacionin e kërkimit për dy personat nga Saranda. Ndërkohë që më herët ata janë kërkuar në zona të ndryshme si Liqeni i Bufit, Xarrë dhe Vrinë. Operacionet e kërkimit vijonin teksa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku shkoi para disa ditësh në Sarandë, për të analizuar provat lidhur me hetimet për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve. Para se të shkonte aty, Rrumbullaku priti në zyrën e tij familjarë të tyre , të cilët protestuan para Drejtorisë së Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit. Familjarët e lidhin ngjarjen me shitjen e një toke, ndërsa policia beson se ngjarja lidhet me konfliktet për trafikun e drogës jo vetëm nisur nga precedentët e të zhdukurve por dhe operacionet antikanabis në Greqi, ku ka pasur të arrestuar edhe shqiptarë. Policia po heton të dyja pistat. Në protestën në Tiranë, vëllai i madh i Fatmirit deklaroi që të paktën të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. (Ardi Pulaj)

“Emigrojnë, para se të nisin universitetin” aktivisti: Kjo reflektohet edhe në tregun e punës
29/07 16:45
Shqipëria po rrudhet, në një vit emigruan 29 mijë persona – Top Talk
29/07 16:45
“Mund ta lësh punën dhe të merresh me veten”,aktivistja Julia Dungu:Në Gjermani shteti të paguan…
29/07 16:45
Një banane u shit si vepër arti për mijëra dollarë? Eksperti tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë
28/07 16:47
“Nga dekorimet e shtëpive deri tek armët”, Auron Tare: Shqiptarët të lidhur me artin që në antikitet
28/07 16:47
Ekonomia e artit, si po kthehen veprat në asete fitimprurëse – Top Talk
28/07 16:46
ARRSH jep 4.8 mln euro për sigurinë rrugore, hekurudha Tiranë -Durrës gati më 2027
21/07 17:03
Me tren nga Durrësi në Tiranë” Memaj: Bileta do të kushtojë 170 lekë – Top Talk
21/07 16:54
Sinjaliatistika e rrugëve është problematike” Spaho: Nuk mjafton vetëm asfalti dhe vizat e bardha
21/07 16:52
Lamtumirë Lek, Shqipëria nis përgatitjes drejt Euro-s – Top Talk
20/07 17:05
Shqipëria në eurozonë? Edvin Prençe: Ja kush do të përfitojë dhe kush do të humbasë.. – Top Talk
20/07 17:04
“Hyrja në Euro është shashkë”, Arbër Xhihani: Nuk do të kemi më dhimbje koke për kursin e këmbimit
20/07 17:03
Njihen pensionet me Slloveninë, gati edhe Polonia. BSH: Ekonomia u rrit me 3.7% – Top Talk
16/07 16:56
“Rroga nuk del”, Nora Malaj: 15-ditëshin e dytë jemi “Thanas shtrëngo rripin” – Top Talk
16/07 16:55
Lajm I mirë/Njohja e pensioneve për emigratët, eksperti Ribaj: Ja si do të llogariten – Top Talk
16/07 16:55
Sulm bizneseve me adresa false, kush i paguan kostot? – Top Talk
15/07 17:09
“Një koment negative sjell 30 rezervime më pak, një koment pozitiv sjell vetëm 3 rezervime më shumë“
15/07 17:08
Komentet negative ndaj bizneseve, Zak Topuzi: Rezervimet kanë rënë me 2% – Top Talk
15/07 17:08
Pensionet, tregu i punës dhe sfidat e së ardhmes – Top Talk
14/07 17:07
“Asnjë pension më pak se 200 euro”. eksperti Kolindo Vjerdha: Ky ishte rekomandimi i BB për….
14/07 16:59