Dy policë specialë dhe një shofer autobusi kanë marrë plagë në trup dhe në kokë për shkak të një sherri masiv të nisur prej pranë ish-pastiçerisë “Flora”. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur dy efektivë të skuadrës speciale të policisë së Tiranës ishin duke lëvizur me automjetin e tyre tip “BMW”.